Përshkrimi
Ushqim për qëllime të veçanta mjekësore.
0-6 Muaj
Për foshnjat e lindura para kohe dhe foshnjat me peshë të ulët trupore.
Ushqimi i duhur është thelbësor për shëndetin e një foshnje të lindur para kohe. Formula Aptamil Premature plotëson nevojat e shtuara ushqimore të një foshnjeje të lindur para kohe dhe përmban të gjithë përbërësit kryesorë të nevojshëm për rritje dhe zhvillim optimal. Krahasuar me formulën e zakonshme fillestare, Aptamil Premature ka më shumë kalori dhe më shumë proteina, e cila mbulon nevojat e rritjes dhe zhvillimit të përshpejtuar të një foshnjeje të lindur para kohe.
Aptamil Premature përmban raportin optimal të acideve yndyrore të pangopura me zinxhir të gjatë (LCP: DHA / AA) në përputhje me rekomandimet më të fundit. Ai gjithashtu përmban 20% të totalit të acideve yndyrore në formën e triglicerideve me zinxhir të mesëm (MCT), të cilat të gjitha kontribuojnë në ndërtimin optimal të proceseve dhe funksioneve të sistemit nervor të foshnjave të lindura para kohe.
Përbërësit
Qumësht i skremuar, Laktoze (nga qumështi i lopës) Shurup glukoze,Vajra vegjetale, (Vaj luledielli me përqindje shumë të lartë të yndyrnave të pasaturuara, sinapi, luledielli, Zinxhir i mesëm trigliceridesh (vaj kokosi dhe/ose vaj palme), Vaj aguliçe, Proteina hirre (nga qumështi), Galakto- Oligosaharide (nga qumështi), Yndyra e qumështit (nga qumështi) Lipidet e vezës, Maltodekstrinë, Citrat natriumi, Frukto-oligosaharide, Fosfat kalciumi, Vaj peshku, Klorid natriumi, Karbonat kalciumi,Vaj nga Mortiella Alpina, ,L-askorbik acid, Inositol, Klorur koline, Klorur magnezi, Citrat kaliumi, Lekitin soje, DL-alfa tokoferil acetat, Taurinë, Sulfat hekuri, Sulfat zinku, Nikotinamid, Citidinë 5‘-monofosfat, L-karnitin, Uridinë 5‘-monofosfat kripe natriumi, Kalcium D-pantothenat, Inosin 5‘-monofosfat kripë natriumi, Askorbik palmitat, Adenosinë 5‘-monofosfat, S ulfat bakri, Guanosinë 5‘-monofosfat kripe natriumi, Retinil acetat, DL-alfa tokoferol, Thiamin hidroklorid, Retinil palmitate, Riboflavin, Piridoxin hidroklorid, Acid pteroylmonoglutamik, Jod kaliumi, Selenit natriumi, Sulfat mangani, Fitomenadione, D-Botinë, Kolekalciferol, Cianokobalaminë.
Vlerat Ushqyese
Energji 335kj / 80kcal ; Yndyrna 3.9g, prej të cilave: (të ngopura 1,5g, të pangopura me lidhje njëfishe 1.7g, të pangopura me lidhje shumëfishe 0.60g), Acid linoleik (LA) 479mg, α-Acid linoleik(ALA) 72mg, Acid arakidonik (AA) 20mg, Acid Dokosahekzanoik acid (DHA) 20mg, Zinxhir i mesëm Trigliceridesh (MCT) 0.30 g; Karbohidrate 8.4g prej të cilave: (sheqerna 5.8g, laktozë 5.1g, inositol 24mg); Fibra 0.60g, prej të cilave: (GOS 0.48g, FOS 0.08g); Proteina 2.7g, Kazeinë 1.1g Proteina hirre 1.6g; Kripëra 0.17g ; Vitaminë A 366μg, Vitaminë D 3.1μg, Vitaminë E 4.6mg TE, Vitaminë K 6.7μg, Vitaminë C 18mg, Vitaminë B1 0.14mg, Vitaminë B2 0.20mg, Vitaminë B3 2.4mg, Vitaminë B6 0.12mg, Folate 58 μg, Vitaminë B12 0.20μg, Biotin 3.6μg, Acid Pantotenik 0.84mg; Minerale; Natrium 70mg, Kalium 81mg, Klorid 88mg, Kalcium 104mg, Fosfor 62mg, Magnez 7.9mg, Hekur 1.6mg, Zink 1.1mg, Baker 0.08mg, Mangan 0.001mg, fluor < 0.007mg, Molibden < 7.2 μg, Selen 4.5μg, Krom < 7.2 μg, Jod 27μg, Lëndë ushqyese të tjera: L-karnitinë 2.1mg, Kolinë 26mg, Taurinë 5.5mg, Karbohidrate jo kalorike 0.20g, Nukleotide 3.4mg
Udhëzime Përgatitjeje
Hapi 1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet.
Hapi 2. Ftojeni ujin e zjerë afërsisht deri në 40° dhe shtoni 2/3 e sasisë së ujit që duhet në shishe.
Hapi 3. Për të matur saktë pluhurin sheshoni sasinë e tij. Përdorni vetëm lugën dozuese brenda kutisë.
Hapi 4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe. Vendosni lugën tek mbajtësja e vet. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Shtoni sasinë e mbetur të ujit dhe tundeni fort përsëri.
(Rrokullisja e shishes ose tundja në formë rrethore nuk do të jetë e mjaftueshme)
Hapi 5. Hapeni shishen dhe vendosni biberonin. Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyçi i dorës. (rreth 37° C)